Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sia ndez eventin prezantues të “Apple”

Sia ndez eventin prezantues të “Apple”
September 08
17:51 2016

Artistja australiane  publikoi ditën e martë këngën dhe videoklipin e saj më të ri, të titulluar “The Greatest”.

Për ta performuar për herë të parë projektin e saj më të ri, Sia zgjodhi eventin e mbajtur mbrëmjen e kaluar të organizuar nga “Apple”.

E shoqëruar nga Maddie, balerina 13-vjeçare dhe nga një grup balerinësh të tjerë, të cilët simbolizonin të vrarët në tragjedinë e Orlandos, krijuesja e “Cheap Thrills” ka dhuruar një show mbresëlënës.

Gjatë performancës, artistja 40-vjeçare ka treguar se nuk ka të krahasuar në të kënduarin “live”, ndërsa ka kënduar  edhe “Chandelier” për ta mbyllur denjësisht performancën e saj. /Blitz.al/

 

 

Etiketimet
Shperndaje