Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sia ka një kërkesë për Kim Kardashian…

Sia ka një kërkesë për Kim Kardashian…
June 22
13:22 2016

Padyshim që Sia është një nga artistet më të kompletuara të muzikës botërore. Kjo është parë në muzikën që ajo bën, në tekstet mjaft domethënëse që shkruan dhe së fundmi  në fushatat ku është bërë pjesë.

Në një postim në Twitter, artistja australiane i është drejtuar Kim Kardashian-it duke i kërkuar një “nder”  jo vetëm në emër të saj, por edhe në emër të… kafshëve.

“Përshëndetje Kim Kardashian! Për mendimin tim je shumë e dashur. A do ta mendoje të mos vishje më gëzofë? Ja çfarë kalojnë kafshët që ti të kesh atë gëzof”.

Dhe poshtë fjalisë, Sia Furler ka bashkangjitur një video, e cila përmban pamje jo të zakonshme, ku lepuj të moshave të ndryshme torturohen dhe rripen të gjallë për të përfituar gëzofët dhe peliçet që më pas dalin në treg.

Tani, nuk e dimë nëse Kim do ta marrë parasysh kërkesën e këngëtares dhe tekstshkrueses së “Chandelier”, por pasi pamë atë video shpresojmë shumë që ta marrë.

Kjo nuk është hera e parë që Sia bëhet pjesë e fushatave sociale të ndryshme, pasi pak kohë më parë ajo u bë pjesë e fushatës #endHIV, kjo në mbështetje të personave të prekur nga HIV/AIDS.

Komento
Etiketimet
Shperndaje