Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sia bëhet gati për t’u rikthyer. Këtë herë me një kauzë të rëndësishme

Sia bëhet gati për t’u rikthyer. Këtë herë me një kauzë të rëndësishme
September 02
17:04 2016

Sia u kishte munguar për një kohë të gjatë fansave të saj pas publikimit të albumit “This Is Acting” në janar të këtij viti dhe këngëve “Alive” dhe “Cheap Thrills”.

Pritjes më në fund i ka ardhur fundi, pasi këngëtarja 40-vjeçare ka gati një projekt të ri, i cili do të publikohet më 6 shtator të këtij viti.

The Greatest” titullohet kënga, në të cilën bën pjesë edhe balerina që e ka shoqëruar Sia-n pothuajse në të gjitha video-t e saj, Maddie Ziegler.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisja me disa postime në Instagram dhe Facebook, postime të cilat i ka shoqëruar edhe me hashtag-un #weareyourchildren (ne jemi fëmijët tuaj), duke na dhënë përshtypjen se kënga ka të bëjë me një kauzë të rëndësishme, siç është ajo e fëmijëve.

Pothuajse çdo projekt muzikor i Sia-s vitet e fundit është shndërruar në një hit të padiskutueshëm, kështu që edhe “The Greatest” nuk do të bëjë përjashtim. /Blitz.al/

The Greatest – Coming Sept. 6 – #weareyourchildren

A video posted by SIA (@siathisisacting) on

The Greatest – Coming Soon – #weareyourchildren

A video posted by SIA (@siathisisacting) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje