Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si u prit Dua Lipa në Tiranë?

August 11
09:47 2016

...

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Dua Lipa  mbajti  koncert në Tiranë. Pas performancës në Prishtinë, Dua ka ndezur sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet dhe i gjithë publiku ka kënduar njëzëri bashkë me të disa prej këngëve më të njohura, “Hooter than hell”, “Last Dance “, “New Love” e shumë të tjera. Të pranishëm në shesh kanë qenë edhe shumë këngëtarë e personazhe të njohur për ekranin, të cilët  kishin ardhur të ndiqnin “live” këngëtaren.  Nuk duhen shumë fjalë për të përshkruar mbrëmjen e kaluar, pasi vetë Dua ka mbetur e impresionuar nga pjesëmarrja dhe mbështetja që publiku kryeqytetas i ka dhënë. Përmes disa fotove në Instagram, këngëtarja ka postuar pamje nga koncerti, ku shfaqet publiku me telefona në duar, pamje që vetë Dua i ka përshkruar si magjia e një qyteti të ndritshëm.

Përpara fillimit të koncertit, kryebashkiaku Veliaj i ka dhuruar këngëtares simbolin që Tirana u jep shpesh miqve, “Çelësin e qytetit”. Duke e quajtur një vajzë që frymëzon shumë njerëz, Veliaj është shprehur se ndihet shumë i lumtur që po i dorëzon asaj një simbol të tillë.

“Tani Prishtina dhe Tirana janë një, kështu që nuk je veç gocë e Prishtinës dhe e Kosovës, je edhe e Shqipërisë dhe e Tiranës. Unë jam shumë i lumtur për ty dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës dua që ta ruash “Çelësin” dhe të kthehesh sërish këtu, teksa shkëlqen e bëhesh më e famshme, duke frymëzuar shumë njerëz”, – tha Veliaj.

E lumtur për prezencën e saj në Tiranë dhe për mirëpritjen nga të dyja vendet, Dua nuk ka ngurruar të shprehet se ndjen krenari për prejardhjen e saj dhe e ka falënderuar kryebashkiakun që i ka dhënë mundësinë të performojë para  publikut shqiptar.

“Është një privilegj shumë i madh për mua të vij pas një kohe shumë të gjatë dhe të më prisni në Tiranë. Dua të theksoj se ndiej një përgjegjësi shumë të madhe ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe ju falënderoj shumë për këtë mundësi që të jem me të gjithë shqiptarët”,- është shprehur Dua. /Blitz.al/

Tirana tonight! Thank you for being so magical 🌹✨ photo by @jon_alia

A photo posted by DUA LIPA (@dualipa) on

Sparkle sparkle ✨ what a shiny city you are Tirana ❤️ photo by: @shqiptarjacom

A photo posted by DUA LIPA (@dualipa) on

Komento
Shperndaje