Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si u bë Joeli zëri “zyrtar” i kësaj sfilate në Barcelonë

Si u bë Joeli zëri “zyrtar” i kësaj sfilate në Barcelonë
April 29
18:57 2016

Amarda Toska është një nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar. Suksesi i saj nuk kufizohet vetëm në televizion, por edhe në biznesin e fustaneve të nusërisë  “Ami Event”.

Këto ditë, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Joelin, Ami është duke kaluar disa ditë të këndshme dhe të lodhshme njëkohësisht në Barcelonë. Duke qenë se këto ditë po zhvillohet “Barcelona Fashion Week” me koleksionet e nusërisë më të rëndësishme ndërkombëtare, pa diskutim që ajo duhej të ishte atje për të bërë pjesë edhe të rrjetit të dyqaneve të saj ato fustane të mrekullueshme. Por, mesa duket, ajo i ka bërë belanë vetes duke marrë djalin si shoqërues në një sfilatë gjatë javës. Joeli, një vogëlush në mes të gjithë atyre personaliteteve dhe modeleve, ka ditur të dallohet. Ndërkohë që modelet nën fustanin e nusërisë sfilonin në pasarelë, ai thërriste me të madhe mamin e tij. Ami ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video duke e treguar këtë, nën shkrimin se kur punon me fëmijët mund të ndodhë edhe kështu në mes të sfilatës. Në fund të fundit nuk befasohemi. Me një babi humorist si Ermal Mamaqi nuk prisnim që ai të ishte edhe aq i urtë.

Kur punon me femijet ka edhe keshtu ne mes te sfilates 😂😄😉 @barcelonabridalweek @ja_bridal #catwalk

A video posted by Amarda Toska (@amardatoska) on

Komento
Shperndaje