Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të jesh “in” në muajin mars? Bëhu dhe ti një “Inspektore Gadget”

Si të jesh “in” në muajin mars? Bëhu dhe ti një “Inspektore Gadget”
March 12
22:52 2019

E mbani mend personazhin e animuar Inspektor Gadget? Ai ka qenë ndër personazhet më të dashur për fëmijë, inspektori që zgjidhte çdo çeshtje policore, me aftësi dhe zgjuarsi investigative.

Një nga gjërat karakteristike të tij ishte veshja, pardesyja në ngjyrën bezhë ose të hirtë me jakë të theksuar e cila e bënte menjëherë të identifikueshëm.

Epo ja që ka personazhe që janë frymëzuar nga look-u i tij e madje mund të themi se të vishesh si Gadget të bën të dukesh cool.

Ronela Hajati dhe Rudina Dembacaj kanë qenë dy nga personazhet që kanë zgjedhur të vishen me një xhaketë të tillë.

Të dyja kanë publikuar një foto të veshura me këtë xhaketë në të njëjtën ditë.

Nuk mund të themi se janë frymëzuar nga njëra-tjetra por që të dyja na kanë sjellë ndërmend personazhin e animuar Gadget.

Le ta pranojmë se këtë pranverë kjo xhaketë do të jetë në modë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje