Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ta kuptoni nëse është koha për tu ndarë nga partneri juaj?

Si ta kuptoni nëse është koha për tu ndarë nga partneri juaj?
May 23
19:39 2019

Të ndahesh me të dashurin\ën është diçka shumë e vështirë, por koha që kalon më të ndërkohë që pyet veten nëse gjerat mes jush duhet të mbarojnë është akoma më e vështirë. Nuk supozohet të jetë e thjeshtë që ta kuptosh nëse do apo nuk do të jesh me dikë? Pse e keni kaq të pamundur?

via GIPHY

 

Gjithsesi, është e zakonshme që të jesh i pavendosur nëse doni të ndaheni me dikë, sepse nuk e kuptoni nëse problemi është partneri, ju apo e gjithë lidhja. Kjo është mënyra se si ta kuptni nëse dëshironi të vazhdoni një lidhje apo ka ardhur koha ti jepni fund:

1.Kur imagjinon se bën seks me dikë tjetër.

Ndahuni nëse: Kjo fantazi nuk mbaron vetëm me aktin seksual. Nuk mund ta trajnosh trurin që partneri juaj t’ju duket gjithnjë tërheqës dhe ky nuk është një problem. Të kesh mendime seksuale i ndodh të gjithëve, dhe në lidhjet më të shëndetshme. Por nëse e kapni veten duke menduar për një jetë së bashku me personin me të cilin po bëni seks në mënyrë imagjinare, ose nëse mendoni se do të bënit seks me çdo person tjetër përveç partnerit tuaj, e mria do ishte të ndaheshit, nuk keni më shpresa.

Qëndroni bashkë nëse: Nëse thjesht keni nevojë që të bëni një bisedë të hapur për jetën tuaj seksuale. Ndoshta imagjinoni seksin me dikë tjetër, vetëm sepse truri juaj po ju kërkon që ti bëni gjërat më interesante në shtrat. Sidomos nëse keni shumë kohë së bashku me të. Kështu që bëni ndonjë listë me gjërat e reja që doni të provoni në seks dhe tregojani të dashurit.

via GIPHY

 

 

2.Nëse ndjehesh që ai/ajo ju rri shumë “ngjitur”.

Ndahuni nëse: Ju ndalojnë që të dilni me miqtë. Asnjëherë nuk është lajm i mirë kur një partner do t’ju kontrollojë atë që bëni, edhe nëse mendoni se po e bëjnë për hir të dashurisë. Ju duhet të jeni totalisht të lirë që të jetoni jetën, dhe çdokush që përpiqet të ndërhyjë me veprime narcisiste, epo është i tepërt.

Qëndroni bashkë nëse: Thjesht po kaloni një javë shumë stresuese dhe çdo njoftim që ju vjen në telefon, edhe ato nga partneri juaj, ju japin ankth. Me shumë mundësi nuk do lidhja juaj një pushim por axhenda. E mira do ishte që të flisnit me partnerin dhe t’ja shpjegonit që keni nevojë që të merrni pak frymë, ndoshta do ofrojë që t’ju ndihmojë.

via GIPHY

 

 

3.Nëse nuk jeni të interesuar për të aq sa ai është për ju ose e kundërta.

Ndahuni nëse: Njëri prej jush përkushtohet më shumë se tjetri. Është disi normale që ndjenjat në një lidhje ndonjëherë të zbehen, në ndonjë periudhë të vështirë. Por nëse ndjeni që partneri juaj interesohet shumë për ju, dhe ju thjesht nuk doni t’ja dini më për të, ose e kundërta, gjërat nuk janë dhe aq mirë. Nuk mund të detyroni dikë që nuk do një lidhje serioze për shembull që të përkushtohet në një të tillë. Nuk është personi i duhur ose nuk është koha e duhur.

Qëndroni bashkë nëse: Ende nuk keni bërë një bisedë të sinqertë për atë që doni nga kjo lidhje. Nëse mendoni se ju dëshironi një lidhje serioze dhe partneri juaj jo, thuajani! Bëjeni këtë bisedë, më pas vendosni.

via GIPHY

 

 

4.Ndiheni sikur “keni ngecur” në këtë lidhje, ose të mërzitur.

Ndahuni nëse: Ndiheni të pakënaqur, edhe nga gjërat e bukura që bëni bashkë. Nëse ti dhe partneri/ja juaj keni provuar gjithçka, që nga të pikturuarit bashkë e deri tek hedhja me parashutë dhe sërish nuk ju pëlqen koha që kaloni, epo kjo është një shenjë që duhet ti japësh fund gjërave. Sidomos nëse imagjinoni se si do ti bënit këto gjëra me dikë tjetër dhe ju duket sikur do bënit më shumë qef.

Qëndroni bashkë nëse: Thjesht jeni të mërzitur nga rutina e të parit Netflix së bashku. Kur keni filluar të dilni keni provuar të bëni gjëra interesante por për disa kohë keni “ngecur” në të njejtën rutinë. Ka një diferencë nga të qënit i mërzitur ME partnerin tuaj dhe NGA partneri juaj. Bëni diferencën pastaj vendosni!

via GIPHY

 

 

5.Kur vetëm doni ti bërtisni partnerit tuaj.

Ndahuni nëse: Partneri juaj ju bëni të jeni me nerva, kur ndiheni sikur doni të bërtisni në fytyrë sa herë që tregon të njejtën shaka idiote ose histori të mërzitshme që e keni dëgjuarrrrr 1000-herë. Sidomos nëse ju irriton dhe në ditët e mira që kaloni së bashku. Kjo lidhje është një “rruge qorre”.

Qëndroni bashkë nëse: Diçka më e thellë ju shqetëson. Nëse puna apo shkolla ju streson dhe të gjitha nervat i shkarkoni tek partneri, mund të jeni thjesht duke përjetuar diçka që quhet “zhvendosje e emocioneve”. Në këto raste në vend që të flisni me atë që ju irriton apo ju streson, keni tendencën për ta zhvendosur këtë drejt partnerit. Duhet ta rregulloni këtë gjë!

via GIPHY

 

 

6.Doni të bëni seks shumë rrallë.

Ndahuni nëse: Ideja e të bërit seks me të dashurin, ju bën të ndiheni keq. Kjo është në nga shenjat më të qarta që duhet të ndaheni, sidomos nëse nuk keni as ndonjë kujtim nga koha kur seksi me të ishte i mirë.

Qëndroni bashkë nëse: Akoma dëshironi të qëndroni afër fizikisht me partnerin, edhe kur nuk jeni në humor për seks. Kjo tregon që thjesht keni një problem të vogël ju personalisht me dëshirën për të bërë seks por asnjë gjë nuk po shkon keq me të dashurin/ën . Ndoshta diçka po ju merr të gjithë fuqinë fizike dhe emocionale që ju duhet për të qenë intimë me partnerin, duhet të punoni për këtë!

via GIPHY

 

 

7.Kur dëshironi që të rrini më shumë me shoqërine se sa me partnerin.

Ndahuni nëse: Jeni duke e shmangur në mënyrë të përsëritur dhe qëllimisht partnerin. Kur bëni plane pa të dhe ju mungon shumë koha që kalonit si beqar. Nuk mund ta vazhdoni lidhjen nëse preferoni që të qëndroni jashte me miqtë deri në 4 të mëngjesit dhe të flirtoni me të huaj, në vend që të jeni në shtrat me partnerin.

Qëndroni bashkë nëse: Thjesht ju mungojnë shokët dhe koha që kalonit me ta. Kur filloni të dilni me dikë është normale që ta shikoni si prioritet kohën që kaloni me të dhe për pak kohë mos dilni më me shoqërinë. Por teksa lidhja bëhet me serioze, duhet ti ktheheni dhe jetës sociale që kishit sepse keni nevojë për të. Në këtë rast, ju mungon koha që kalonit me shokët dhe kjo është gjë që mund të rregullohet. Nuk do të thotë që e doni partnerin më pak.

via GIPHY

 

8.Vazhdoni të shpresoni që partneri juaj do të ndryshojë.

Ndahuni nëse: Doni që ai/ajo të ndryshojë drastikisht si person. Të presësh për dikë që të ndryshojë të gjithë cilësitë që ka, si për shembull personalitetin, do një përpjekje madhore nga ana e tij, dëshirë dhe do shumë punë. Duhet ta pyesni veten nëse do të qëndronit me ta edhe nëse nuk do të ndryshonin. Nëse jo, është koha për tu larguar.

Qëndroni bashkë nëse: Ndryshimi që po kërkoni është sipërfaqësor, si për shembull të shpërngulen në një shtëpi me ju apo të ndryshojnë vendin e punës më afër jush. Këto ndryshime mund të ndodhin, ose do të ndodhin, në mos tani në një të ardhme, kështu që nuk është arsye për tu ndarë. Nëse ata e vlerësojnë ambicien tënde dhe mendojmë njejtë si ju për të ardhmen, atëherë ja vlen që të prisni për ta. /Blitz.al/

via GIPHY

 

Përshtatur nga: Cosmopolitan

Komento
Shperndaje