Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si reaguan personazhet ndaj “Brexit”

June 24
19:28 2016

Lily Allen

Këtë mëngjes bota u zgjua me lajmin se Britania kishte votuar nëpërmjet referendumit për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Përfundimet treguan se 51.9% e votuesve donin të largoheshin nga Eurozona, ndërkohë 48.1% votuan për të qëndruar.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe nga personazhe të njohur, artistë, aktorë, shkrimtarë e shumë të tjerë.

Disa prej tyre tregonin frikën dhe pasigurinë pas këtij referendumin. Madje shumë janë shprehur se ndihen të shokuar dhe të zemëruar me këto votime. Këngëtarja Ellie Golding është shprehur se kurrë më parë nuk ka ndjerë frikë të tillë. Moderatori i njohur James Corden ka shprehur zhgënjim dhe frikë për të rinjtë britanikë. Shkrimtarja J.K Rowling  ka pohuar se  Skocia do të kërkojë pavarësinë pasi nuk e do daljen nga BE-ja. Modelja Diana Kruger e citon si një ditë të trishtueshme këtë të premte ndërkohë që këngëtarja Lily Ellen ka shtruar pyetjen se si do të duket tani e tutje një ekonomi e fuqishme si ajo e Anglisë.   Shfletoni galerinë dhe shihni reagimet e këtyre personazheve të njohur:

Komento
Shperndaje