Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si reagoi Rita Lati kur Roza i tregoi se kishte humbur virgjërinë?

Si reagoi Rita Lati kur Roza i tregoi se kishte humbur virgjërinë?
April 13
22:27 2019

Roza Lati dhe Rita Lati  na kanë treguar gjithmonë se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ata përtej  faktit se janë nënë dhe bijë janë edhe shoqe shumë të mira. Të ftuara sonte në “Xing me Ermalin” Roza ka treguar se i ka rrëfyer mamasë së saj Ritës edhe herën e saj të parë. Ajo ka treguar edhe reagimet e saj në momentin kur e mori vesh dhe janë shumë epike.

“Rita Lati kaloi tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë:ulëriti, emocioni i dytë: u mërzit, emocioni i tretë: u mallëngjye. Goca ime është bërë vajzë e rritur tha dhe doli nga shtëpia. Pas 15 minutash erdhi me një tortë.”- tha  Roza dhe shpërtheu në të qeshura.

Ndërkohë Rita shtoi se:

“Kërcen prifti nga belaja. Ç’të bëja? Doja të dukesha një mama modern.Më qahej, por nga një anë isha e lumtur që isha shoqja më e ngushtë e Rozës”- përfundoi Rita duke treguar edhe njëherë se ajo nuk është vetëm mamaja e Rozës por edhe shoqja e saj më e ngushtë dhe i ka sugjeruar edhe mamave të tjera të bëjnë këtë gjë.

 

 

Komento
Shperndaje