Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si po e feston Afërdita Dreshaj ditëlindjen?

July 19
15:38 2016

...

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj feston sot ditën e saj të lindjes. Këtë përvjetor ajo ka zgjedhur ta festojë në një nga ishujt më të bukur grek, në Santorini. Ditëlindjet nuk kanë kuptim pa një surprizë të veçantë dhe befasia për vajzën e ditëlindjes ka qenë një jaht.

“Surpriza e ditëlindjes”- shkruan Afërdita në Snapchat dhe ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga shëtitja në shoqërinë e të dashurit dhe gotës me shampanjë.  Afërdita është duke shijuar pushimet në Santorini bashkë me të dashurin e saj çek Jakub Kindl. Edhe pse modelja nuk e ka treguar personin që i ka bërë surprizë jahtin, nënkuptohet se duhet të jetë pikërisht sportisti çek.

 

Komento
Shperndaje