Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si nëpër filmat romatikë, shtëpia e Kylie Jenner mbushet plot trëndafila

Si nëpër filmat romatikë, shtëpia e Kylie Jenner mbushet plot trëndafila
November 07
18:49 2018

Nuk ka qenë duke festuar asnjë rast special por Kylie Jenner është rrethuar nga prania e mijëra trëndafilave.

Mbrëmjen e kaluar, 21-vjeçarja u kthye në shtëpi dhe u surprizua kur  gjeti ambientin e saj të shëndërruar në një kopësht trëndafilash të kuq.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” ndau në Instagram me ndjekësit e saj një video nga gjesti romantik i Travis Scott duke shkruar: ““ Mënyra e jashtëzakonshme për të mbyllur natën”, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e Scott me të njëjtin titull.

Në videon e publikuar , ngado të ktheje kokën shihje dhjetra buqeta trëndafilash të kuq të vendosura në dhomën e ndenjes, te shkallët dhe në hollin e vilës, ndërsa për ta bërë arredimin edhe më romantik, partneri i saj ishte kujdesur që të vendoseshin aty edhe qirinj.

Edhe pse Jenner nuk e specifikoi se nga kush i vinte ky kopësht me lule, nuk është hera e parë që babai i vajzës së saj, 26 vjeçari Scott e surprizon atë me të tilla dedikime, kështu që mendja na shkon menjëherë te ai.

/blitz.al/

View this post on Instagram

hell of a way to end the night 🌹♥️

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Komento
Shperndaje