Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ndodhi grabitja e Kim Kardashian në një vend aq të sigurt në Paris?

Si ndodhi grabitja e Kim Kardashian në një vend aq të sigurt në Paris?
October 04
10:48 2016

Lajmi i grabitjes së Kim Kardashian në Paris ka qenë mjaft tronditës. Një ekspert i sigurisë ka folur për kushtet në të cilat  shoqërohen  personazhet e famshëm. Edhe pse duket se ata janë shumë të sigurt, në të vërtetë nuk qenkan 100%.

  1. Dhomat janë zgjedhur me kujdes, përveç pamjes së tyre sigurohen se si mund të shpëtojnë nga zjarri dhe ndodhitë e tjera. Madje vetëm ata e kanë kartën që hap dhomën e tyre. Kim Kardashian thuhej se qëndronte në një apartament të marrë me qira. Thuhet se këto apartamente janë sekrete dhe kanë hyrje të veçantë për pronarët. Por duket se përsëri nuk ka qenë shumë e sigurt.
  2. Personeli duhet të jetë dakord me marrëveshje  konfidencialiteti. Hotelet luksoze kanë marrëveshje të rrepta dhe nuk japin informacione të klientëve. Personeli verifikohet për të mos nxjerrë emrat e personazheve që qëndrojnë në këto hotele.
  3. Një truprojë personale qëndron i ulur në sallon gjatë gjithë natës. Ky është një shërbim ekstra që pothuajse të gjithë e paguajnë, por as kjo nuk është e sigurt.
  4. Zyrtarët mendojnë se krimi është kryer nga një grup i organizuar të cilët janë siguruar që dhomat nuk kanë kamera apo detaje të tjera të sigurisë.
  5. Ata kanë qenë të sigurt për vlerën. Të gjithë e dinë që Kim Kardashian përdor bizhuteri të shtrenjta. Grabitësit e kanë ditur se sa miliona dollarë kishte Kim me vete dhe bizhuteritë kanë qenë synimi i tyre./Blitz.al/
Komento
Shperndaje