Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si mund të dukesh “fashion” me rrobat e mamasë? Jua thotë Julka…

Si mund të dukesh “fashion” me rrobat e mamasë? Jua thotë Julka…
October 28
15:22 2016

Julka Gramo është një personazh mjaft stil. Ajo shpesh mundohet të kombinojë veshjen në përputhshmëri me karakterin e saj: energjike, e qeshur dhe me plot ngjyra.

Vetëm pak orë më parë, Julka ka postuar një fotografi në llogaritë e saj në rrjetet sociale, duke u treguar të gjithë ndjekësve se si është kombinuar sot. Julka ka veshur një triko dhe një fustan, të cilat i ka “vjedhur” nga dollapi i mamit. Edhe pse në fakt aludohet se veshjet e mamave janë të dala mode, nga mënyra se si i ka kombinuar Julka ngjan me të vërtetë shumë “fashion”.

Shembulli i Julkës në fakt mund të ndiqet nga të gjitha vajzat. Duke qenë se jetojmë në vitet kur veshjet më të bukura janë ato stil dhe origjinale, mjafton që të keni ide të bukura dhe rrobat e mamit do t’ju bëjnë të krijoni kombinime perfekte! /Blitz.al/

julka

 

Komento
Shperndaje