Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Si jeni a jeni mire”, Rita Ora përshëndet në gjuhën shqipe dhe ka një thirrje para ardhjes në Kosovë

“Si jeni a jeni mire”, Rita Ora përshëndet në gjuhën shqipe dhe ka një thirrje para ardhjes në Kosovë
February 16
13:00 2018

Tashmë është mëse e sigurtë që ditën e nesërme me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të përformojë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Rita ka postuar dje në profilin e saj në Instagram një video që e nis me fjalët në shqip “Si jeni a jeni mirë”,  dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të pranishëm në shesh që të festojnë së bashku. Ajo nuk ka harruar të bëjë me duar  edhe  simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën.

“Vendlindja ime Kosovë. Po vij në shtëpi. Ky është mesazhi im për ju. Mezi po pres të vij dhe të këndoj falas për ju të gjithë në Prishtinë, në “Nënë Tereza”, në zemër të qytetit për të festuar përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë. Jam shumë krenare që kam lindur në Prishtinë dhe të mund të vij e të performoj si ambasadorja dhe mikesha juaj. Shihemi të gjithë të shtunën”- ka shkruar Rita bashkangjitur videos.

 


Në fund këngëtarja shqiptare ka kërcyer bashkë me grupin e saj edhe një fragment nga vallja e  Shotës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje