Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ishte “Once Upon a Time In Hollywood” për njerëzit që e panë në Festivalin e Kanës?

Si ishte “Once Upon a Time In Hollywood” për njerëzit që e panë në Festivalin e Kanës?
May 23
18:26 2019

Siç mund ta keni dëgjuar filmi i 9-të i Quentin Tarantinos, “Once Upon A Time in Hollywood”, u shfaq në Festivalin e Kanës pak ditë më parë. Publiku me fat i festivalit arriti që ta shihte këtë projekt të shumëpritur përpara debutimit në kinema dhe duket se po ja plotësojnë dëshirën regjizorit të njohur, i cili i kërkoi atyre të mos jepnin asnjë detaj të filmit në mënyrë që mos i prishin surprizat për publikun mbarëbotëror.

Megjithatë review-t e para kanë dalë në lidhje me punën që është bërë nga Tarantino dhe aktorët protagonsitë, Leo Dicaprio, Brad Pitt apo Margot Robbie. Pothuajse në mënyrë unanime filmi është cilësuar si “brilant” dhe në të njejtën kohë i çuditshëm.

Në fakt Quentin, në filmat e fundit i ka dhënë më shumë rëndësi “mood”-it se sa historisë apo ngjarjeve dhe këtë duket se ka bërë dhe në “Once Upon A Time”, vetëm se në një nivel më lartë. Duket se me punën e tanishme, ai thjesht po përpiqet të argëtojë veten dhe më së shumti publikun besnik.

Sipas “Vanity Fiar”, disa herë filmi rrezikon që të bëhet asgjë më shumë se një koleksion i rrëfimit pa formë, ndërkohë që “Hollywood Reporter” tha që në disa momente, skenat e dhunës nuk i japin asnjë zhvillim ngjarjes dhe duken se janë vënë pa kuptim. Por gjithsesi, këto ishin fjalët kritike, pasi sido që të jetë, të dyja mediat e vlerësuan maksimalisht filmin dhe jo vetëm për cast-in e yjeve. Madje sipas tyre, ky film e bën Hollywood-in që të duket sërish special.

Ndërkohë “Vulture” shprehet ashtu siç thamë dhe ne më lartë: “Duket se Tarantion është argëtuar shumë duke e bërë këtë film dhe sigurisht, edhe njëherë ka trëguar aftësinë e tij, për të formuar universe të reje si askush tjetër.

Dhe në fund, duket se edhe ky film mbaron ashtu siç mbarojnë filmat më të mirë të Tarantions, me shumë dhe një vdekje brutale, e cila e bazuar në historinë ku është mbështetur projekti, do jetë vdekja e Sharon Tate (Margot Robbie).

Gjithsesi për ta parë të plotë dhe për të shijuar këtë që duket se është një tjetër kryevepër e një prej filmëbërësve më të mirë të kinemasë, duhet të presim 26 korrikun. Duket se do të kënaqemi në kinema! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje