Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si i përgjigjet Amber Rose “Famous” të Kanye West

Si i përgjigjet Amber Rose “Famous” të Kanye West
July 01
10:57 2016

Amber Rose ka qenë një nga të famshmit “e zhveshur” në videon “Famous” të Kanye West. Ajo ka dhënë një intervistë për “The Daily Beast”, ku është pyetur se përse reperi i referohet shpesh. Kujtojmë se në vitin 2009 ajo njihej si Amber Rose – e dashura e Kanye West.

“Ende e dëgjoj këtë pyetje edhe pas 7 viteve. Unë nuk kërkova të bëhesha e famshme dhe nuk kam bërë intervista për gati dy vite pasi mendova: “Unë nuk e dua këtë, nuk jam e famshme”. Pas njëfarë kohe duke dalë shpesh në publik kuptova se më duhej të ecja përpara. Gjithçka që kam bërë ka qenë zgjedhje dhe arritje e imja; kam punuar vetë për gjithçka kam arritur”.

Kjo ka qenë edhe arsyeja, sipas saj, pse ka refuzuar pjesëmarrjen në reality show gjatë viteve. Ajo ka pritur për show-n e duhur, “The Amber Rose Show”, premiera e të cilit shfaqet në VH1 në 8 korrik.

Amber gjatë intervistës u fokusua gjithashtu në temën se përse meshkujt nuk diskutohen për pikënisjen e famës së tyre sa femrat.

“Wendy Williams e bëri të famshëm Charlamagne. Jay Z bëri të njëjtën gjë me Kanye-n. Por ata nuk e përmendin këtë te njëri-tjetri.  Gjithnjë duan që t’ia atribuojnë dikujt tjetër arritjet e mia edhe pse unë kam punuar shumë për të arritur këtu”,- tha ajo.

Amber është padyshim një femër e cila ka ecur vetë përpara në botën e showbizz-it, edhe pse takimet me persona të njohur mund të këtë tërhequr vëmendjen drejt saj.

Komento
Shperndaje