Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si është marrëdhënia e Selena Gomez dhe Justin Bieber së fundmi? Këtë ua tregon Instagrami i saj

Si është marrëdhënia e Selena Gomez dhe Justin Bieber së fundmi? Këtë ua tregon Instagrami i saj
June 10
13:34 2019

Na duket sikur ka një përjetësi që kur Selena Gomez dhe Jsutin Bieber ishin bashkë. Kjo nisur nga fakti që ai tani është martuar me Hailey Baldwin dhe Selena ka qenë shumë e zënë duke u marrë më shumë me përmirësimin e shëndetit të saj mendor, se sa me dashurinë. Megjithatë duket se Selenën diçka e ka ‘ngacmuar” përgjatë fundjavës, sepse ajo e ka kaluar kohën duke fshirë foto apo postime të vjetra në Instagram, të cilat ishin pikërisht për këngëtarin.

Në fakt, që Justin është në një lidhje tjetër prej shumë kohësh, nuk i ka penguar ndjekësit e tij apo gazetarët që ta pyesin në lidhje me Selenën, të cilëve ai i tha: “Unë e kam dashur gjithmonë Selenën dhe ende e dua, ajo do të mbajë një vend në zemrën time gjithnjë. Gjithsesi unë tani jam kokë e këmbë i dashuruar me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”. Dhe vetë Hailley, njerëzve që në internet e krahasojnë atë me Selenën apo vendosin baste se cilën ka dashur më shumë Justin, ju përgjigj: “Ju fëmijët e internetit duhet të vazhdoni me jetë tuaj. Ne jemi të rritur dhe kemi gjëra të tjera për të bërë në vend që t’ju flasim ju për fantazitë tuaja të shfrenuara.

Nisur nga kjo kilmë shqetësuese dhe nga fakti që lidhja e saj me artistin e “Love yourself” ishte duke i hapur problem atij me martesën, Selena duket se ka vendosur ta distancojë njëherë e përgjithmonë veten nga ai. Një llogari e fansave të këngëtares në Instagram, tregoi se ajo është kthyer në postimet e 2018-ës për të fshirë fotot që kishte hedhur si dedikim për Justin. Njëra prej tyre ishte një foto që shkruante: “Në 1 mars 1994 ka lindur dikush shumë special që unë njoh” (ditëlindja e JB).

Nuk është e qartë nëse Selena i ka fshirë të gjitha fotot që ishin për ish-të dashurin, sepse fundja ka 1500 postime dhe do duheshin më shumë se një fundjavë për t’ju kthyer, por duket se ky është fillimi i shkëputjes përfundimtare së saj nga Justin. Kjo është koha e duhur që dhe adhuruesit më fanatikë të këngëtarëve ti lenë të qetë të vazhdojnë jetën./Blitz.al/

Komento
Shperndaje