Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si është dhe si ka ndryshuar jeta e Brad Pitt pas ndarjes nga Angelina Jolie

Si është dhe si ka ndryshuar jeta e Brad Pitt pas ndarjes nga Angelina Jolie
January 14
12:01 2018

Ata kanë qënë një ndër çiftet më të preferuara në të gjithë botë. Gjithmonë janë marrë si një shembull suksesi pavarsisht uljeve dhe ngritjeve që kanë patur në çift. Edhe pse të gjithë shpresonin që martesa e tyre të zgjaste përgjithmonë nuk ndodhi kështu ata u divorcuan dhe  gjërat ndryshuan.Pas ndarjes, Jolie deklaroi se Pitt kishte goditur fëmijët, ishte i alkoolizuar, e ndërsa aktori zgjodhi që të mos i kundërpërgjigjej në të njëjtën mënyrë.

Ndonëse kanë kaluar pothuajse 2 vite nga divorci i tyre, si Jolie dhe Pitt e kanë të pamundur që t’iu shpëtojnë pyetjeve për njëri tjetrin teksa japin intervistë. Ishte Angelina e para, ajo që e theu heshtjen dhe më pas Brad Pitt. Por së fundmi, në një shkrim për ‘Us Weekly’, është treguar  jeta e Pitt pa Angelina Jolie. Ata jetojnë në një lagje për hir të fëmijëve që ti qëndrojnë sa më afër dhe të kenë vëmendjen e të dy prindërve. Gjithashtu sipas burimeve Pitt ka ndryshuar shumë dhe për këtë ka bërë përpjekje të mëdha. Ai preferon të qëndrojë më tepër në shtëpi se sa ta dalë më miqtë, shkon rregullisht në terapi për të lënë alkoolin, pasi ka për qëllim që të përmirësojë më tepër veten si burrë, por edhe baba.

Gjithashtu ndihmësja e aktorit, rrëfeu se ndryshe nga më parë, ai i përkushtohet shtëpisë, ka bërë disa punime që i kanë dhënë asaj një pamje tjetër gjithashtu kontribuon edhe në mirëmbajtjen e kopshtin apo pastrimin e tij pothuajse çdo ditë.

Kur nuk është në rolin e babaitduke qëndruar me fëmijët apo kujdesur për ta , aktori kalon kohën me miqtë e vjetër  David Fincher dhe Jean Black, të cilët i kanë qëndruar besnikë edhe pasi u divorcua. Ai gjithashtu i është rikthyer hobeve të tij, artit dhe muzikës. “Viziton galeritë e artit dhe shkon shumë në koncerte”- u tha ndër të tjera në shkrim nga burime të afërta të aktorit. /Blitz.al/ 

Shperndaje