Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si e quan Miley Cyrus të fejuarin e saj

Si e quan Miley Cyrus të fejuarin e saj
March 29
18:10 2016

Miley Cyrus beson se i fejuari, Liam Hemsworth, është shpirti i saj binjak, ndaj ka vendosur të martohet me të.  Ka pasur shumë thashetheme për marrëdhënien e tyre të trazuar, por Miley ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave.

Ajo ka thënë se e di që Liam është shpirti i saj binjak dhe ata janë rikthyer  së bashku për një arsye. Pavarësisht vështirësive dhe konflikteve, ajo është e sigurt se do të gjejnë një rrugëzgjidhje dhe do të martohen.

U përfol se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund, por as Miley dhe as Liam nuk dhanë një përgjigje. Një muaj më parë, Cyrus ka ndarë në rrjetet sociale një foto të unazës që i kishte dhënë Liam. Ajo gjithashtu ka postuar një mesazh në Instagram, veprime të cilat nuk tregojnë për telashe në çift.

Komento
Etiketimet
Shperndaje