Blitz

 Breaking News

Si e ka kaluar dhimbjen Era Rusi, kur e kanë lënduar në dashuri?

Si e ka kaluar dhimbjen Era Rusi, kur e kanë lënduar në dashuri?
January 19
10:51 2020

Mesa duket jo duke qëndruar mbyllur në shtëpi, përpara serialeve me nga 120 seri, shoqëruar me një të ngrënë të pakontrolluar të orëve të vona të natës dhe muzikë dëshpëruese, siç ndodh zakonisht.

Era Rusi sigurisht që është lënduar nga dashura, sepse nëse je lënduar nuk ke dashur ndonjëherë, thotë një shkrimtar i madh, ose të paktën kështu mendoj…

Këngëtarja e njohur e ka rrëfyer këtë në emisionin e Rudina Dembacaj “Mos i fol Shoferit”, ku gjithashtu ka treguar dhe si e ka përjetuar dhe si ka arritur ta kalojë zhgënjimin e dashurisë. E gjitha nisi nga pyetja e moderatores së programit në lidhjet me këngët e ndjera që ka në reperor dhe nëse fakti që i këndon do të thotë që është lënduar dhe në jetën e vërtetë.

Po mendoja si ta rrotulloja, mos bëj dhe unë kot tani. Natyrisht që jam lënduar, por e kam superuar me dashuri dhe dinjitet. Unë nuk lëndohem nga të tjerët, unë e kam me veten time gjithmonë, e kam me veten time që “po unë si e lashë veten që të arrija deri këtu”- tregon Era dhe sigurisht që e ka me veten, nuk mund të prisnin asgjë tjetër nga një person i shenjës së Akrepit.

Ndërkohë, ajo ka pranuar dhe se për momentin është single e po pret princin e kaltër, por problemi është dhe po citojmë: “I ka ndodhur një problem me kalin”.

/Blitz.al/

Share