Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si e ëma dhe e bija… Victoria dhe Harper Beckham në një qendër estetike

Si e ëma dhe e bija… Victoria dhe Harper Beckham në një qendër estetike
April 06
20:10 2016

Cdo vajzë e vogël ëndërron që të ndihet si një princeshë.

Harper Beckham dukej tërësisht e qetë në një sallon bukurie në Beverly Hills. Vogëlushja ishte me nënën e saj Victoria Beckham duke bërë manikyr-pedikyr. Katër vjecarja rrinte e buzëqeshur në karrige, kur dy antarët e stafit punonin me duart dhe këmbët e saj në të njëjtën kohë.

Në karrigen pranë ishte ulur nëna e saj e cila fshihte fytyrën nëpërmjet syzeve dhe po relaksohej në karrigen e pedikyrit. Mesa duket Victoria ka vendosur të mësojë vajzën e saj se si duhet të kujdeset për veten që në një moshë fare të vogël.

David Beckham, ka shkuar për të marrë vajzat e tij , për tu kthyer së bashku në shtëpinë e tyre në Los Angelos.

Etiketimet
Shperndaje