Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si duket Çiljeta me gjoksin e vogël…

July 01
14:52 2016

Çiljeta Xhilaga - Facebook

U fol shumë nëpër rrjete sociale dhe portale lajmi se Çiljeta Xhilaga kishte vendosur të kryente një operacion kirurgjikal për të zvogëluar gjoksin. Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja, mirëpo ndyrshe nga personazhet e tjerë publikë, për Çiljetën pati më shumë vëmendje pasi ajo gjithnjë është njohur për hiret e saj, e sidomos për gjoksin.

Tani që operacioni është kryer me sukses, duket se Çiljeta është gati ta ekspozojë ri-modelimin e gjoksit. Ajo vetë ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook ku ka treguar pamjen e saj të re dhe duhet thënë se duket me të vërtetë shumë mirë.

Çiljeta më herët ka theksuar se ajo e bëri këtë ndërhyrje pasi kishte disa probleme me shpinën, por mund të themi se ky operacion jo vetëm i është dashur nga ana shëndetësore por edhe nga ana estetike këngëtares, pasi ajo duket edhe më e vogël e më sportive me look-un e ri!

Komento
Shperndaje