Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si duhet ta shohim situatën e tërmetit tani sipas Ermal Mamaqit

Si duhet ta shohim situatën e tërmetit tani sipas Ermal Mamaqit
November 29
11:23 2019

Padyshim që fatkeqësia natyrore që ka goditur vendin tonë dhe tragjedia që ka lënë pas, i ka tronditur të gjithë. Jo vetëm ata që për fat të keq patën humbje në familjet dhe shtëpitë e tyre, por edhe ata të cilët kanë braktisur qytetet, Durrësin e Tiranën, deri në stabilizimin e gjendjes.

Lëkundjet e tërmetit vazhdojnë, fatmirësisht me një magnitudë më të vogël, megjithatë ndjehen dhe për këtë arsye njerëzit në disa raste kanë braktisur dhe banesat e tyre, të dëmtuara ose jo. Më keq akoma, në çdo moment të ditës duket sikur lëkunden, si pasojë e gjithë gjendjes që goditjet e tërmetit kanë lënë tek ne e përreth nesh. E vërteta është që sipas të gjithë sizmiologëve, këto post-goditje janë normale, por kjo duket se i ka qetësuar pak ose aspak shqiptarët.

Megjithatë, ndryshe nga të tjerët, Ermal Mamaqi me një mini-fjalin prej 4 minutash në Instagram-in e tij ka dhënë një prespektivë ndryshe për mënyrën si duhet ta shohim situatën e tërmetit. Tani që të githë janë mobilizuar për të ndihmuar dhe që e keqja duket se ka kaluar, Ermali ka një këshillë, e cila bazohet në “Ligjin e Tërheqjes”. Pra ne tërheqim atë që mendojmë, nëse mendon pozitivisht sjell të mirën dhe nëse mendon negativisht tërheq të keqen.

Në vija të trasha e gjithë që ai na kërkon tani është të fillojmë të mendojmë pozitivisht. Më specifikisht:

 

View this post on Instagram

 

Solidaritet – Do ja dalim

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on Nov 28, 2019 at 9:11am PST

Dhe duket se në këtë pikë, pavarësisht kërkesës së tij që kjo thirrje të mos keqinterpretohet, ndjekësit e kanë mbështetur në masë dhe e pëlqejnë mënyrën e tij të të menduarit në këtë moment. Mesa duket vërtetë na duhet që tani të fokusohemi tek gjërat pozitive dhe ta vlerësojmë më shum se kurrë jetën! /Blitz.al/

Share