Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shumë shpejt, të gjithë sytë nga 2PAC

Shumë shpejt, të gjithë sytë nga 2PAC
April 16
18:11 2016

“All Eyes On Me”, filmi i bazuar në jetën e reperit 2Pac, sapo ka mbaruar xhirimet dhe ka kaluar në fazën e montazhit dhe produksionit final.

Regjisori i filmit, Benny Boom, ka folur rreth filmit për “Billboard”: “E kemi nisur me periudhën para se ai të lindte. Prindërit e tij ishin Black Panthers, kështu që ju do të shihni vuajtjet e të riut. Gjithashtu do të shihni marrëdhënien e tij me të ëmën, me të atin, por mbi të gjitha ata që e çuan Tupac-un në stadin para se të vritej”.

“All Eyes On Me” do t’i shtohet vitrinës së filmave biografikë, përkrah “Selma”, “Lincoln” etj., në shtator të këtij viti. Producentët e filmit shpresojnë që ky prodhim të renditet përkrah “Straight Outta Compton” si një nga filmat me më shumë impakt në jetën sociale të komunitetit me ngjyrë në SHBA.

Epo, duhet të presim deri në vjeshtë për ta parë këtë!

Komento