Blitz

 Breaking News

Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha
February 07
11:10 2020

Shuhet në moshën 86-vjeçare këngëtarja e famshme, Nexhmije Pagarusha. Pagarusha do mbetet në mendjen e shqiptarëve si ikonë e muzikës shqipe.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët e saj, duke njoftuar se ka ndërruar jetë në moshën 86-vjecare këngëtarja e madhe, ylli i muzikës shqiptare.

Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në rrjetet sociale ndërsa mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta.

Nexhmije Pagarusha, ka mbetur në mendjen e çdo artdashësi për interpretimin e “Bareshës” dhe hitit ”E dehun jam”, ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare ishte aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takonte. Ishte e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Share