Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shuhet në moshën 86-vjeçare aktori Bud Spencer

Shuhet në moshën 86-vjeçare aktori Bud Spencer
June 27
23:02 2016

Një lajm i hidhur vjen për të gjithë adhuruesit e filmave të vjetër të zhanrit ‘aksion-komedi’!

Pasditen e sotme është ndarë nga jeta aktori i famshëm Carlo Pedersoli, i njohur nga të gjithë me emrin Bud Spencer.

Lajmin e ka dhënë vet djali i tij Giuseppe Pedersoli.

Kujtojmë se Bud Spencer u lind në Napoli më 31 tetor të vitit 1929, e u nda nga jeta pikërisht sot në moshën 86-vjeçare, në një spital të Romës.

Ai do të mbetet në memorien e të gjithëve për filmat e shumtë me nota komike, ku krijonte një dyshe karizmatike dhe të dashur me kolegun e tij të përhershëm, Terence Hill, me të cilin ka bashkëpunuar në mbi 20 filma.

BudeTerence

Komento
Etiketimet
Shperndaje