Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtëpia e Mbretëreshës Elizabetë del në shitje, ky është çmimi i vilës luksoze

Shtëpia e Mbretëreshës Elizabetë del në shitje, ky është çmimi i vilës luksoze
June 16
11:29 2019

Sigurisht që familja mbretërore britanike është e famshme dhe e fuqishme, por a e dinit që ata janë dhe shumë të pasur, shumë, shumë të pasur. Mesa duket gjithë ato vite duke kolonizuar botën dhe udhëhequr Anglinë, më në fund i dhanë frytet e veta.

via GIPHY

 

Gjthsesi të qënit shumë të pasur, do të thotë që ata kanë dhe shumë prona, shtëpi dhe pasuri të tjera të patundshme. Për shembull, është fakt i ditur që Princi Harry dhe Meghan Markle kanë 3 vila në pronësi (e keni parasysh, shtëpi me 5 dhoma gjumi). Madje fjalët në oborin mbretëror janë që ato kanë dhe dy shtëpi të tjera, që nuk dihen ku janë dhe po mendojnë të marrin dhe një vilë në Kaliforni. Pra ajo që dua të them është se zotërojnë shumë shtëpi dhe vila.

Megjithatë një prej “pallateve” të vegjël mbretërorë nuk është më pjesë e portofolit të pronave të familjes. Bëhet fjalë për “Villa Guardamangia”, e cila ndodhet në Maltë dhe është vendi ku Mbretëresha dhe Princi Philip jetuan, përpara se Elizabeta të kurorëzohej.

Sipas “People”, është një shtëpi në formë pallati mbretëror, ku monarkja më e fuqishme e botës jetoi me bashkëshortin e saj për 2 vite, në kohën kur Philip kryente shërbimin ushtarak në detin Mesdhe. Vila ka një dhomë ndenjeje shumë të madhe, një dhomë ngrënie, një “lounge”, kuzhinën, 6 dhoma gjumi, 3 banjo, sallën e madhe mbretërore, 2 garazhe dhe disa dhoma që të nxjerrin te një kopësht gjigand plot gjelbërim. Duket këndshëm!

Ja ku janë dhe disa foto të vendit, nga jashtë:

Çmimi i ish-rezidencës së Mbretëreshës është diku tek 6.7 milionë dollarë, dhe unë po mendoj që të gjithë siç jemi mbledhim lekët dhe ta kthejmë në një vend ku mund të shkojmë të kalojmë së bashku pushimet në verë. Si mendoni?

via GIPHY

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje