Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shtatzëninë, larg nga sytë e botës” – Linda Halimi shpjegon arsyen

“Shtatzëninë, larg nga sytë e botës” – Linda Halimi shpjegon arsyen
March 13
15:42 2019

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Linda Halimi, para dy ditësh është bërë nënë e një vajze të cilën vendosi ta quante Kaimana.
Linda e mbajti të fshehtë gjatë gjithë kësaj kohe shtatzaninë e saj dhe vendosi ta zbulonte vetëm pak pas ardhjes në jetë të vajzës.

Së fundmi këngëtarja ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ka treguar edhe aryen pse vendosi të mos e bëjë publike lajmin e shtatzanisë.
“Unë vetëm doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme të jetës së një femre. Shtatzëninë…larg nga sytë e botës!
Pata eksperiencën më të bukur që kam patur ndonjëherë. Ndihem kaq e fuqizuar! Unë jam femër!”-shkruan Linda në statusin në llogarinë e saj në Facebook.
Me shumë komenteve të cilët e përgëzonin këngëtaren, ra në sy ai i një komentueseje e cila i shkruante se nuk ka arsye pse të sqarohet për një veprim që e ka marrë vetë.
Këngëtarja i është përgjigjur duke zbuluar në këtë mënyrë edhe arsyen se përse e ka mbajtur të fshehur.
“Unë nuk e kam fshehur atë nga bota. Gjithsecili ka mendimet e tij, por kur bëhet fjalë për bekimet e Zotit, asnjë mendim i njeriut nuk ka rëndësi! E gjithë familja ime dhe rrethi shoqëror e dinte dhe jam mirënjohëse që të gjithë respektuan privatësinë time. Jo të gjithë gëzohen për ty!”- ka sqaruar ndër të tjera Linda.

/Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje