Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shtatzënia e Fatmës nuk paska qenë e lehtë: Haja veç bukë, djathë dhe domate

Shtatzënia e Fatmës nuk paska qenë e lehtë: Haja veç bukë, djathë dhe domate
November 09
11:25 2019

Fatma Methasani ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Lart e Poshtë”, ku ka folur për shtatzëninë dhe ka treguar se nuk ka qenë aspak e lehtë.

Fatma u shpreh se në fillim i është dashur të ushqehet vetëm me bukë, djathë dhe domate, pasi ushqimet e tjera nuk ia pranonte stomaku.

Megjithatë kjo periudhë ka kaluar dhe tani Fatma dhe Alfio po mendojnë për emrin e vogëlushit.

Ajo u shpreh se ende nuk e kanë vendosur, pasi Alfio kërkon një emër italian ndërsa Fatma emër shqiptar.

Ndër të tjera, moderatorja foli edhe për planet e martesës.

Ajo tregoi se sigurisht që do të kemi një dasmë, e cila mund të mbahet pasi djali të bëhet 1 vjeç.

“Besoj që do të bëjmë një dasmë kur të rritet djali, mendoj kur të bëjë 1 vjeç apo kur të rritet dhe pak. Unë mendoja se Alfio bënte shaka kur më thoshte që ne do të martohemi dhe do na i sjellë djali ose vajza unazat. Unë thosha ça budallalliqesh po thotë, po do ti që kështu shkoi kjo punë”, ka thënë Fatma.

Fëmija i parë i çiftit pritet të vijë në jetë në muajin shkurt.

Share