Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari që kalon Encën në Instagram

Shqiptari që kalon Encën në Instagram
April 13
19:17 2016

E kujt do t’i kishte vajtur mendja se kaq pak kohë pasi Enca “festoi” arritjen e 1 milion ndjekësve në Instagram, një tjetër këngëtar do t’i bënte konkurrencë?

E kemi fjalën për të riun Fatmir Sufa, i cili në fakt nuk është shumë i njohur në ekranet shqiptare, edhe pse shifrat e Instagram-it tregojnë krejt të kundërtën.

Vetëm pak ditë më parë, Fatmiri ka festuar me ndjekësit e tij arritjen e shifrës së 1 milion fansave, në një mënyrë alla “Dan Bilzerian”…


Cili të jetë vallë burimi i gjithë këtij suksesi të këngëtarit të ri?
Pyesim për numrin e fansave, le të kuptohemi…

Në fakt, duke kërkuar këngët e Fatmir Sufës shohim se klipet e tij kanë arritur shifra mbi 1 milion e gjysmë klikime apo edhe mbi 4 milionë e gjysmë, në rastin e këngës “Cak Pak Hopa-Hopa”. Të vijë gjithë ky sukses prej talentit ende të pashpërthyer për publikun, apo prej prezencës së vajzave në çdo moment të këngëve dhe në pjesën më të madhe të postimeve në Instagram?

Një gjë është e sigurt: Enca dhe Dan Bilzerian tashmë nuk e kanë më ekskluzivitetin dhe “armët” e tyre më të forta tashmë rrezikohen nga Fatmiri… këngëtar, Don Zhuan dhe jo vetëm…

Etiketimet
Shperndaje