Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpresa e fundit e Kanye West…?!

Shpresa e fundit e Kanye West…?!
November 25
18:24 2016

Duket se Kanye West po shfaq shenja përmirësimi pasi Beyonce po shtyn Jay Z të kontaktojë me reperin dhe mikun e tij.

Paçka se Kanye e sulmoi publikisht çiftin e famshëm të Hollywood-it, duke deklaruar se Jay Z ishte mjaftuar me një telefonatë pas grabitjes së bujshme të Kim Kardashian dhe mban vrasës me vete e pasi deklaroi se Beyonce e “kishte blerë” çmimin “Video of The Year” në VMA, Kanye duket se i mban shpresat e shërimit te kjo e fundit.

Burime për “The Sun” kanë treguar se Beyonce po përpiqet ta bindë bashkëshortin e saj të takojë ish-mikun e tij e të rikthehen në normalitet.

“Beyonce po i kërkon vazhdimisht Jay Z të kontaktojë Kanye West dhe ta lërë të shkuarën pas. Pavarësisht së gjithave, Kanye ka qenë gjithmonë vëllai i vogël dhe “familja” e Jay”, – ka thënë burimi për “The Sun”. “Kur nëna e Kanye-t vdiq, ishin Bey dhe Jay Z ata që e sollën në vete”.

Sipas këtij burimi, yjet e Hollywood-it po përpiqen t’i mbajnë gjërat e tyre private dhe larg publikut.

Sa mirë të kesh një bashkëshorte si Beyonce, apo jo? /Blitz.al/

 

2012 BET Awards - Roaming Inside And Backstage

Komento
Shperndaje