Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shpirti im binjak në televizion”: Dyshet e ekranit shqiptar janë bashkë sepse kështu e ka vendosur horoskopi 

“Shpirti im binjak në televizion”: Dyshet e ekranit shqiptar janë bashkë sepse kështu e ka vendosur horoskopi 
May 19
18:32 2018

Para disa muajsh këtu në Blitz.al, kemi publikuar një artikull ku renditen disa prej dysheve të ekranit shqiptar. Këto dyshe, tashmë janë të konsoliduara duke qenë se kanë kohë që punojnë së bashku dhe e kanë vjedhur zemrën e publikut dyshe.

“Gjysma ime më e mirë në televizion”. Dyshet që funksionojnë si një

Flasim pikërisht për ata personazhe që sot, çuditërisht, nuk i imagjinojmë dot të ndarë në ekran sepse janë kthyer vërtetë në shpirtin binjak televiziv për njëri tjetrin. E vërtetë që kush këto kombinime janë bërë, ose ata vetë, ose persona të tretë, kanë vënë re një kimi mes tyre, ndaj jo më kot aty dyshe vazhdojnë të funksionojnë aq mirë në ekran (ndryshe nga disa të tjerë që mund të kenë provuar por e kanë parë që nuk ka funksionuar bashkëpunimi). Ne e dimë mirë përse këto 5 dyshe televizive që kemi zgjedhur ne, kanë funksionuar dhe vazhdojnë të jenë shumë simpatike, sepse për ta, favorit është edhe horoskopi!

Aulona Musta (Shigjetar) dhe Fatma Haxhialiu (Dem) 

Në pamje të parë një Shigjetar dhe një Dem duken si një kombinim që nuk do të rezistonte asnjë ditë, kjo sepse Shigjetari është një shpirt i lirë, aventurier, sportiv dhe gjithnjë i prirur për të qenë social e për të provuar shoqëri të reja ndërkohë që Demi është më indiferent, më i fokusuar tek rehatia e vetë dhe absolutisht më përzgjedhës. Por dukshëm vajzat e “Thumb” e kanë përdorur në favorin e tyre këtë kombinim disi të çuditshëm të horoskopit duke krijuar një raport të sinqertë me njëra tjetrën që transmetohet edhe nëpërmjet ekranit. Asnjëhera nuk ndërhyn në karakterin e tjetrës pasi secila ka zgjedhur të ketë pozicionin e saj. Ju e dini që në “Thumb” Aulona bën “policin e mirë” (si Shigjetar që është) ndërkohë që Fatma bën “policin e keq” (si Dem që është). Nuk dimë përse kemi përshtypjen që edhe në jetën reale është fiks kjo loja që e mban shoqërinë e tyre të fortë dhe të zjarrtë.

Dojna Mema (Bricjap) dhe Kelvi Kadilli (Gaforre) 

Një nga dyshet më simpatike të ekranit shqiptar, duket se kanë mbërthyer zemrat e publikut përgjatë gjithë këtij viti në “Pop Culture”. Dialogu i mirë mes tyre është shumë organik dhe dukshëm Dojna dhe Kelvi janë plotësues të njëri tjetrit. Dojna, si një Bricjap tipik, është shumë punëtore, e prirur gjithnjë për të arritur majat e për t’i bërë detyrat e saj mbi pritshmëritë ndërkohë që disa doza emocionale për të thyer akullin shtohen nga Kelvi i cili është një Gaforre e ndjeshme por me një gjuhë e mendje të mprehtë siç zakonisht janë personat e kësaj shenje. Dhe e dini çfarë? Studimet tregojnë se dyshet që funksionojnë janë pikërisht ato dyshe që plotësojnë njëra tjetrën. Ja tek e keni shembullin konkret.

Saimir Kodra (Peshqit) dhe Gent Zenelaj (Luani) 

Saimiri, në shenjën e Peshqve, ka talent dhe sharm për punën që bën. Po ashtu Peshqit janë plot ide kreative dhe plane. Gjithashtu Peshqit nuk janë vetjakë prandaj njerëzit dëshirojnë të jenë në shoqërinë e tyre. Mund ta vini re në fakt që një Luan si Genti, që do gjithë vëmendjen, arrin ta ketë me Saimirin pranë. Një dyshe karizmatike, që përdorin armët personale për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme bashkë. Peshqit janë të qetë, ndërkohë që Luani, nëse vë re se ka respekt dhe mirëkuptim nga një bashkëpuntor, është gati të japë zemrën për atë marrëdhënie. Saimiri dhe Genti bashkëpunojnë mirë sepse shenjat e tyre të zodiakut e tregojnë më së miri se si energjia pozitive krijon ndonjëherë lidhje më të forta se faktorë të tjerë.

Alketa Vejsiu (Bricjap) dhe Vera Grabocka (Dashi) 

Dy shenjat e horoskopit që janë më punëtoret, më shumë të prirura ndaj suksesit, parasë dhe prekjes së piedestalit janë pikërisht Bricjapi dhe Dashi. A është çudi që Alketa dhe Vera si Bricjap e Dash, e kanë kthyer marrëdhënien e tyre jo vetëm në një bashkëpunim artistik e televiziv por janë mbështetur krah njëra tjetrës për tu bërë sipërmarrëse dhe producente sot? Aspak. Këto dy shenja, janë të vështira të qëndrojnë bashkë duke qenë se të dyja janë impulsive, egoiste për të arritur majat dhe tejet të fokusuar tek karriera, çka shume herë mund ta kthejë marrëdhënien në garë. Megjithatë, duket se Alketa dhe Vera e kanë gjetur elemenin që i bashkon dhe nuk garojnë me njëra tjetrën, por mbështeten për të arritur lart, bashkë.

Salsano Rrapi (Gaforre) dhe Xhemi Shehu (Bricjapi) 

Salsano dhe Xhemi duket se funksionojnë shumë mirë si dyshe dhe jo më kot, “Portokalli”, spektakli më i rëndësishëm i Top Channel vazhdon dhe i besohet pikërisht kësaj dysheje. Siç dhe e shihni nga shenjat e horoskopit që ata kanë, Salsano është emotivi, ai i cili i saj emocione, kreativitet dhe kritikë të hollë marrëdhënies ndërkohë që Xhemi është ajo që merr frerët kur është fjala për të punuar më shumë, arritur më mirë e për të performuar në mënyrë të atillë që të rriten të dy në karrierë.

Komento
Shperndaje