Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen Rudina: “S’e kam problem të vesh disa herë të njëjtën veshje në program”

Shpërthen Rudina: “S’e kam problem të vesh disa herë të njëjtën veshje në program”
November 02
17:53 2016

Moderatorja Rudina Magjistari duket se ka nisur fuqishëm sezonin e ri të programit, “Rudina”. Moderatorja e dashur e pasditeve tona u rikthye në ekran pas një periudhe njëvjeçare pushimi, pasi solli në jetë vajzën e saj, Mian.

Por sot portalet shqiptare kanë komentuar një prej veshjeve të saj, e cila rezulton të jetë e njëjtë me atë të një kolegeje. Ky fakt nuk e shqetësuar aspak Magjistarin, madje ajo është shprehur se ka veshur disa herë të njëjtën veshje në program kur ka parë që i shkonte shumë.

“Sa qesharake bëhen disa portale, që i kushtojnë kaq shumë rëndësi rastësisë me veshje të njëjtë të dy prezantueseve! Dhe për më tepër pretendojnë se unë u shqetësokam shumë për këtë fakt (për kolegen nuk e di). Jo vetëm që s’më intereson fare nëse diçka e tillë ndodh (sepse nuk shoh asnjë problem këtu për sa kohë ajo që vesh më rri mirë),  por madje s’e kam fare problem ta vesh të njëjtën veshje disa herë në program (nëse më pëlqen, gjithmonë)”, – shkruan Magjistari në një status në Facebook.

Moderatorja Najada Elmazi

Moderatorja Rudina Magjistari

 

 

Komento
Shperndaje