Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shpërthen” përsëri Joleza

“Shpërthen” përsëri Joleza
March 23
17:10 2016

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESSH) ka tërhequr vëmendjen (sërish) e mediave pas “sulmit” që i ka bërë gazetares Anila Basha.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Joleza është shprehur: “Të marrësh kritikë nga Anila Basha për politikën ndërkombëtare është gati si kompliment.

Ky lloj abuzimi duhet të marrë fund. Koha që nëpërmjet shantazhit mediatik të marrësh ndonjë vend pune nuk pi ujë me këtë qeveri.

Është e jashtëligjshme t’u vesh mikrofonin përpara njerëzve dhe ta transformosh lajmin si të duash. Kjo gazetari restorantesh duhet të marrë fund edhe për hir të gazetarëve të tjerë që rrinë nga 20 orë në punë dhe i janë besnik të vërtetës”.

Ky reagim i Jolezës vjen menjëherë pas artikullit të Bashës rreth gafës së Jolezës se Berluskoni është i majtë.

Kjo gjë nuk mund të kalonte pa kundërpërgjigjen e gazetares Basha. Përsëri në Facebook, Anila Basha është shprehur: “Epo kjo pikë e zezë, me të sjellë vërdallë nëpër portale kjo vajza që s’dua të merrem hiç se e kemi parë të gjithë, por se për çfarë e ka pasur këtë shpërthimin, po kuptuat ndonjë arsye, na ndihmoni me argumente…”

Joleza ka marrë shumë famë nga “lapsuset” e saj në televizion, kështu që edhe një tjetër në listë nuk bëhet nami.

 

Komento