Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen kompozitori Osman Mula: “‘S’jena mo’ më prishi frigoriferin. As ai nuk e përballon dot atë lloj muzike”

Shpërthen kompozitori Osman Mula: “‘S’jena mo’ më prishi frigoriferin. As ai nuk e përballon dot atë lloj muzike”
April 10
16:18 2016

Këngëtar të bën puna, apo lekët?

Një temë tepër aktuale që ka mbledhur në panelin e “Horizonte” të “E diell” këngëtaren Ertila Koka, kompozitorin Osman Mula, muzikologen Mikaela Minga dhe këngëtarin Devis Xherahu.  Rikthimi i Osmanit në ekranin shqiptar pas shumë kohësh duket se nuk ka kaluar pa batuta, pasi “Profesori”, siç e quajnë shumica, i mëshoi fort faktit se muzika sot është kthyer në biznes dhe ka shumë pak këngëtarë në qarkullim.

Një moment, ai ka shtuar se do ishte më mirë të kthehej koha e kasetave dhe magnetofonit, pasi artisti atëherë fitonte më shumë, pasi vlerësohej zëri. Çfarë kompozitori e shikon si problemin më të madh të ditëve të sotme në muzikë janë tekstet, specifikisht një këngë e Babastars me titullin “S’jena mo”.

“Po e dëgjoja një ditë me bashkëshorten në shtëpi tek hanim drekë. Sa vajti ime shoqe pranë frigoriferit, ai u prish, nuk hapej dera. Sapo kënga mbaroi, gjithçka u rregullua, dera u hap. E kuptoni çfarë efekti kanë tekste të tilla?”- ka thënë kompozitori Mula.

Mes të qeshurash, dy moderatorët janë përpjekur t’i shpjegojnë se sot kjo lloj muzike dëgjohet pasi është trend i kohës. Por sërish Mula ka thënë se këtyre këngëtarëve, që sot fitojnë 5000 euro në natë, nuk u jep as 50 lekë. Ajo që ra në sy është fakti që kompozitori gjatë gjithë kohës kritikonte muzikën që bëhet sot dhe kujtonte me mall këngët e vjetra, edhe duke i kënduar madje në studio. Shumë nostalgjik për të shkuarën, Mula tha disa herë që nuk e kuptonte dhe pranonte dot faktin që shumë nga këngët “moderne” kishin aq shumë klikime dhe se ato nuk mund të quhen kurrsesi art.

Pyetja jonë është: Ka ecur muzika shumë përpara, apo ka mbetur Osman Mula shumë mbrapa që nuk arrin ta kuptojë dhe vlerësojë dot muzikën që bëhet sot? Përgjigjen po e lëmë ta jepni ju…

Komento
Etiketimet
Shperndaje