Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen këngëtarja e njohur: Nuk marr pjesë në evente ku votojnë “kolegët” që bëjnë 700 telefonata për pazare pikësh

November 05
13:53 2016

marjeta2

Marjeta Billo është një nga zërat e dalë nga një prej kompeticioneve më të ndjekura muzikore, “Ethet e së premtes”. Billo ka zgjedhur që t’i përkushtohet profesionit të saj dhe aktualisht është mësuese. Shfaqjet e saj si këngëtare në skenë kanë qenë më të rralla kohët e fundit dhe këngëtarja ka vendosur t’u dedikojë një status të gjatë të gjithë ata që e pyesin se pse nuk po merr më pjesë në festivale.

“Atëherë, një sqarim i vogël për të gjithë ata që më qajnë hallin se unë nuk marr pjesë nëpër festivale apo nuk bëj videoklipe e pyetje të kësaj natyre. Përgjigjja është kjo: Nuk marr pjesë nëpër evente ku shpirti i garës është i vdekur që në fillim sepse ai që do ta fitojë garën e di që 6 muaj përpara… Apo në kompeticione ku duhet të më votojnë “kolegët” e mi që duhet të bëjnë 700 telefonata për pazare pikësh. Sa për videoklipe, i kam bërë nja dy, por jam shumë e veshur për të marrë klikime dhe i kam bërë nja ca këngë që përcjellin ca mesazhe pak më thelbësore se “Po ma dhe, do ta jap””,-shkruan Marjeta në Facebook.

“Videoklipi i radhës do të jetë kur të kem nja 5000€ minimalisht që t’i prish për qejf. E ndërkohë kam zgjedhur të jem e lumtur me jetën time modeste dhe të eci ne shprehjen: “Urtë e butë e tiganin plot”. Ndërkohë që nuk po i bëj këto që pyesni, po bëj atë që kam dashur gjithmonë dhe që nuk ma ka falur njeri, por kam punuar fort: jam një mësuese që e dashuron punën që bën;
këndoj diku për ata që duan të më dëgjojnë!

P.S:
KEEP CALM SEPSE ËE LIVE IN ALBANISTAN, NO IN PARIS! WE All EAT GROSH!
PEACE AND LOVE

/Blitz.al/

marjeta

Komento
Shperndaje