Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen Kastro Zizo: Përkrahësit e Beqajt më kërcënojnë, i sfidoj publikisht. Qeveri k**vë!

Shpërthen Kastro Zizo: Përkrahësit e Beqajt më kërcënojnë, i sfidoj publikisht. Qeveri k**vë!
October 19
14:19 2016

 

Ditën e sotme, këngëtari Kastro Zizo ka shpërthyer përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në Facebook kundër qeverisë aktuale në Shqipëri. Kastro është një ndër personazhet publikë i cili e shpreh shpesh mendimin e tij në rrjete sociale. Mëngjesin e sotëm ai ka postuar një status në Facebook duke shpjeguar se ishte përfshirë në një diskutim me një nga miqtë e tij i cili mbronte qeverisjen aktuale në Shqipëri. Producenti dhe këngëtari i njohur nuk ka ndarë të njëjtin mendim me mikun e tij duke u shprehur se shpesh ka ndjesinë t’ua sharrojë këmbët kryehajdutërve që qeverisin këtë vend.

“Një shok imi i ngushtë po më mbronte këtë qeveri të rikes! E pash i herë…shteti me k**ve ever! Feeling për t’ja sharru këmbët kryehajdutërve kriminelo-shkë**atave”- shkruan Kastro/

Pas këtij postimi nuk ka vonuar të vijë një tjetër reagim prej këngëtarit, duke u shprehur i penduar për çdo votë që i ka mundësuar dhe dhënë kësaj qeverie.

“Jam shumë i penduar për çdo votë që ju kam mundësuar dhe dhënë o qeveri k**ve. Por ju s’keni faj. Fajin e kanë ca si puna ime…ose më saktë fajin e kanë shqiptarët.”

Megjithatë, inati i Kastros nuk ka përfunduar. Në një status që është fshirë brenda shumë pak sekondash ai ka treguar se është kërcënuar nga përkrahës të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

“Guxojnë disa f**it e këtij Ilir Beqajt të më kërcënojnë! Vetëm më thoni orën,vendin, ditën… publikisht ju sfidoj. Qeveri k**vë. Ministër k**vë. Hajdutër!”- ka shkruar Kastro.

Këngëtari ka humbur nënën nga një sëmundje e rëndë dhe shpesh përmes reagimeve të tij ka fajësuar Ministrinë e Shëndetësisë për faktin se nëna e tij nëse do të mjekohej në kohë do të kishte shpëtuar./Blitz.al/

klevis1 klevis2

klevis3

Shperndaje