Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shpërthen” bashkëshorti i Jennifer Aniston pas divorcit “Brangelina”

“Shpërthen” bashkëshorti i Jennifer Aniston pas divorcit “Brangelina”
September 23
17:34 2016

Teksa bashkëshortja e tij është bërë pjesë e dramës Brad-Angelina, Justin Theroux i është futur punës “me kokë”.

Ai ka postuar në Instagram një video, ku tregon një mini-sekuencë nga “The Leftovers” dhe ku shfaqet shpërthimi i një predhe. Theroux shkruan: “Kjo është një arritje! The Leftovers! Sezoni 3. RIP!”

Thuhet se 47-vjeçarja Jennifer Aniston dhe bashkëshorti i saj po fluturojnë drejt New York-ut, ku Justin pritet të mbajë një konferencë për shtyp për filmin e ri, “The Girl On The Train”.

Pavarësisht se Justin dhe Jennifer u shfaqën në kopertinat e revistave më të njohura, ku shkruhej se çifti i njohur po ndahej, dy aktorët kanë thënë për “The Mirror” se ishte një lajm i prodhuar për të shitur. /Blitz.al/

Shperndaje