Blitz

 Breaking News

Shpërthen aktori i njohur: Tregu i kinemasë shqiptare është i mbushur me sharlatanë

Shpërthen aktori i njohur: Tregu i kinemasë shqiptare është i mbushur me sharlatanë
January 27
20:55 2020

Aktori Alfred Trebicka, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatore Evi Reçi, ka shprehur haptazi mendimin e tij në lidhje me regjisorët që kanë nxjerr filma vitet e fundit. Ai tregon se tregu i regjisorëve shqiptarë është i mbushur me njerëz që nuk gëzojnë titullin e mirëfilltë të regjisorit, por thjesht realizojnë filma si pasojë e buxheteve financiare që ata kanë:

“ Unë si profesionist do t’i quaja sharlatanë. Këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Edhe trumpetojnë, kanë gjetur disa mjete financiare, ata e dijnë, s’më intereson fare kjo punë…”

Më tej aktori i mirënjohur shqiptar nuk ka ngurruar të tregojë se ç’po ndodh sipas tij me kinemanë e vendit, dhe artin skenik.

“Këtu po dalin njerëz pa asnjë lloj formimi, pa asnjë lloj… thonë unë jam kineast. Ore, fjala kineast është fjalë shumë e madhe… një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë unë do bëj film… bëjnë skenarin vetë, bëjnë regjinë vetë, bëjnë dhe rolet vetë…dhe vetshpallen pastaj njerëzit, unë jam regjisor, jam kineast, se unë e njoh tregun… ka kapur tregun ky, ky di se çdo tregu. Cilin treg? Për cilin treg flasin këta?” – shpreh aktori.

Për të përfunduar, Trebicka u shpreh se nuk është i bindur me rrugën që kinemaja shqiptare po merr:

“Jam shumë skeptik dhe për shumë kohë kam heshtur dhe s’kam dashur të flas për këto lloj gjërash. Por janë bërë si gripe, si viruse që gjenden gjithandej…”

 

Share