Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen aktori i njohur shqiptar: “Grekët ma flakën pasaportën si letër e përdorur higjienike. Ptu! Bukëshkalë të pafytyrë!”

Shpërthen aktori i njohur shqiptar: “Grekët ma flakën pasaportën si letër e përdorur higjienike. Ptu! Bukëshkalë të pafytyrë!”
August 20
11:06 2017

Incidentet dhe skandalet në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kanë qenë të pakta, madje këto kanë shërbyer edhe për të tensionuar situatën mes dy vendeve.

Këtë vit, gjendja na u duk paksa më e qetë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, por statusi i Amos Zaharias, aktorit të njohur të teatrit dhe vëllai i princeshë Elias, na ndryshoi tërësisht mendim.

Ai shkruan në Facebook: “Sapo kalova kufirin e këtyre “europianëve” grekë. Ma morën pasaportën dhe ma hodhën si të ishte letër e përdorur higjienike. Hajde shpenzo para te këta bukëshkalë të pafytyrë. Rrofshim ne për shtetin që kemi dhe bravo i qoftë këtij populli grek që i lakmojnë veç prapanicën njëri-tjetrit! Ptu!”.

Shpresojmë që Amosi të mos ketë pasur probleme të tjera me autoritetet greke. /Blitz.al/

Shperndaje