Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpallen nominimet për European Music Awards 2016. Dominon Beyonce

September 27
15:32 2016

...

 

MTV Europe ka publikuar ditën e sotme nominimet për ceremoninë e ndarjes së çmimeve European Music Awards 2016.

Ashtu sikurse në MTV “mëmë”, Beyonce është më e nominuara për këtë vit bashkë me Bieber me plot 5 nominime secili, të ndjekur nga Adele, Rihanna dhe Coldplay.

Beyonce është nominuar për “Best Video” me Formation, “Best Female”, “Best Live Act”, “Best Look” dhe “Biggest Fans”. Nga ana tjetër, Justin Bieber konkurron për “Best Song”, “Best Male”, “Best Pop”, “Biggest Fans” dhe “Best Local Act”.

Adele kërkon mbështetjen e britanikëve për “Best Song”, “Best Female”, “Best UK and Ireland” dhe “Best Live Act”.

Rihanna, Sia dhe Lady Gaga janë gjithashtu të nominuara për “Best Female”, kurse Calvin Harris, Drake, Justin Bieber, Shawn Mendes dhe The Weeknd do të “luftojnë” për “Best Male”.

Ceremonia do të zhvillohet në Rotterdam më 6 nëntor, ndërkohë nominimet e plota mund t’i gjeni në galerinë e mësipërme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje