Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpallen nominimet për BET Awards 2016. Një përballje titanësh!

Shpallen nominimet për BET Awards 2016. Një përballje titanësh!
May 20
22:51 2016

Mesa duket, BET Awards 2016 do të jetë një përplasje titanësh pothuajse në cdo kategori. Mbrëmjen e kaluar në SHBA janë publikuar nominimet për Black Entertainment Television Awards 2016 (BET Awards) dhe lista kryesohet nga Drake me 7 nominime, i ndjekur nga dy diva-t, Beyonce dhe Rihanna me 5 nominime secila.

Për kategorinë ‘Best Male Hip-Hop Artist’, Drake do të përballet me Fetty Wap, Future, J. Cole, Kayne West dhe Kendrick Lamar. Ndërkohë në kategorinë ‘Video of The Year’, ‘Hotline Bling’-ut i duhet të përballet me ‘Formation’ të Bey-t, ‘Work’ të RiRi-t, ‘Alright’ të Kendrick Lamar dhe ‘Don’t’ të Bryson Tiller.

Nga ana tjetër, beteja e femrave do të jetë akoma më e ashpër:  Adele, Andra Day, Beyonce, K. Michelle dhe Rihanna do të përballen për trofeun e ‘Best Female R&B/Pop Artist’, kurse DeJ Loaf, Lil’ Kim, Missy Elliot, Nicki Minaj dhe Remy Ma do të konkurrojnë njëra tjetrën për ‘Best Female Hip-Hop Artist”.

Kategori tjetër që ka tërhequr vëmendje ka qenë ‘Best Collaboration’, i cili ka vënë përballë njëri tjetrit Rihanna & Drake me ‘Work’, Nicki Minaj & Beyonce me ‘Feeling Myself’, Future & Drake me ‘Where Ya At’, Big Sean ft. Kayne West & John Legend me ‘One Man Can Change the World’ dhe Big Sean ft. Chris Brown & Ty Dolla $ign me ‘Play No Games’.

Cmimi më i rëndësishëm i mbrëmjes është ‘Coca-Cola Viewers Choice Award’ ku Beyonce është përballë Bryson Tiller, Chris Brown, Drake, Future dhe Rihanna-s.

26 qershori, data kur do të mbahen BET Awards 2016, do të jetë një event për të mos u humbur. ‘Titanët’ edhe do të performojnë në Microsoft Theater, L.A.

Komento
Etiketimet
Shperndaje