Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Showgirl-i i njohur shqiptar shkruan letrën më emocionuese për djalin 2-vjeçar: “Të lutem, bëhu një burrë i mirë!”

January 12
14:58 2017

ga

Një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar është Hueyda El Saied, e cila gjithnjë ka rrezatuar mirësi dhe pozitivitet në të gjitha daljet e saj publike dhe pozicionet që i janë dhënë në skenën shqiptare. Prej dy vitesh, Hueyda është bërë nënë e një djali të vogël me emrin Gabriel dhe sot ka vendosur që urimin e veçantë që ajo ka bërë ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Së bashku me urimin e saj mjaft emocionues, Hueyda ka shkarkuar edhe një video me fotografi të vogëlushit, duke e shoqëruar me një muzikë festive me rastin e ditëlindjes së tij.

Më poshtë, letra e plotë e përkthyer nga Blitz.al, sepse Hueyda ka preferuar ta shkruajë në gjuhën angleze.

hueda

I dashur Gabriel,

Dy vite më parë unë u bekova duke qenë mamaja jote. Nuk e dija se çfarë eksperience unike do të përjetoja me ardhjen tënde në jetë. Në fillim gati lodhesha me dilemat në jetën time nëse do të kisha mundësi të të jepja dashuri, mbrojtje dhe edukim ashtu siç ti i meritoje. Por tani, dy vite më vonë, falë teje unë jam një mama shumë me fat dhe kam dëshirë të të them disa gjëra. Do të të dua gjithmonë, por mundohu të punosh shumë, të gjesh objektivat që dëshiron e të prekësh ëndrrat, të ndihmosh njerëzit, të kujdesesh për ta dhe t’i trajtosh me respekt, pa pasur rëndësi se çfarë pozicioni, ngjyre lëkure apo moshe kanë ata. Mos ki asnjëherë frikë të jesh i mirë, edhe pse jetojmë në një botë ku mirësia nuk vlerësohet, por gjithsesi mos i beso kësaj sepse nuk është e vërtetë. Krijo miq, miq të mirë, sepse në fund ata janë familja që ne zgjedhim. Ti e di që unë jam fëmijë i vetëm, por kam vendosur të kem një familje të madhe duke pasur miq në të gjithë botën. Mos harro kurrë se jeta është plot surpriza, biri im, sepse ti ke ardhur në këtë jetë në ditën kur në Paris bëhej protesta për “Cherlie Hebdo” dhe sot je 2 vjeç dhe presidenti Obama bëri fjalimin e tij të fundit. Çfarëdo që të ndodhë, ti, Gabriel Hysen Frederick Tamisier, mund të bësh gjithçka dëshiron dhe unë do të të mbështes në të gjitha vendimet që ti do të marrësh, por të lutem, bëhu një burrë i mirë! Gëzuar ditëlindjen, biri im!” – ka qenë letra e plotë e Hueyda El Saied.

/Blitz.al/

 

Shperndaje