Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shoqe të ngushta në film por armike në jetën reale: Protagonistet e “Sex and the City” sapo e treguan se sa urrehen!

Shoqe të ngushta në film por armike në jetën reale: Protagonistet e “Sex and the City” sapo e treguan se sa urrehen!
February 12
19:31 2018

Ato mund të jenë dukur si dy nga shoqet më të mira në botë përgjatë 6 viteve që kanë aktruar bashkë në “Sex and the City” por jashtë ekranit, Kim Cattrall dhe Sarah Jessica Parker kanë pasur një marrëdhënie aspak të mirë.

Një tension midis vajzave është vënë re ndër vite, por më së shumti u vu re javën e kaluar kur vëllai i Kim, Chris-i ndërroi jetë. Edhe pse Sarah Jessica Parker shkoi në varrimin e vëllait të Kim, dukshëm u vu re se ato nuk shkonin aspak me njëra tjetrën.

Jo vetëm kaq, Kim bëri një status gjithë mllef kundër Sarahs publikisht në Instagram.

“Më pyeti mami sot ‘Kur dreqin do të të lërë rehat Sarah, kjo hipokrite e madhe’. Gjithë kohës përpiqesh që të më kujtosh se sa e shpifur je dhe sa e shpifur ke qënë. Më lër të ta bëj të qartë nëse nuk e ke akoma: Ti nuk je familja ime. Ti nuk je shoqja ime. Kështu që po të them për herë të fundit të ndalosh së përhapuri tragjedinë e familjes time për të bërë si vajzë e mirë!” – ka përfunduar reagimi i saj i ashpër.

Duket se hatërmbetja ka qenë shumë e vjetër, sepse që në sezonin e parë të serialit pati një xhelozi se pse Kim-it poi  jepej më shumë vëmendje dhe status nga ana e stafit.

Pas këtij momenti, Sarah Jessica Parker ia vuri qëllim vetes që të punonte aq fortë sa vetëm ajo të dukej në serial. Kjo bëri që të merrt më shumë kohë televizive, të ftohej më shumë në emisione dhe gjithashtu të fitonte më shumë para se vajzat e tjera.

Sigurisht gjërat s’kanë qenë aspak mirë midis Sarah-s dhe Kim pasi edhe në një intervistë kjo e fundit ka thënë se “Sarah mund të bënte dhe më mirë për të pasur marrëdhënie më korrkte pas kamerave…”

Por postimi në Instagram nga ana e Kim duket se ka mbyllur çdo kapitull të mundshëm. Ato s’janë më shoqe dhe është gati e pamundur që të ketë një vazhdimësi të “Sex and the City”.

 

 

 

Komento
Shperndaje