Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokon ish-banorja e “Grande Fratello”-s: Tërmeti në Amatrice? Efekti Karma…

Shokon ish-banorja e “Grande Fratello”-s: Tërmeti në Amatrice? Efekti Karma…
August 25
20:18 2016

Ish-banorja e “Grande Fratello”-s në Itali, Daniela Martani, e njohur për mbështetjen e lëvizjeve vegane dhe për provokimet e shpeshta, ka shkaktuar nervozizëm të madh tek ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar në Facebook se tërmeti i fuqishëm në Amatrice është si pasojë e Karma-s, përderisa salca ‘alla Amatriciana’ – siç e quan ajo, është shpikur në atë zonë!

Kaq mjaftoi që të lindnin një sërë ofendimesh nga ndjekësit, të cilët e cilësuan atë të çmendur.

Menjëherë pas ‘sulmit’ të ardhur nga komentet ajo e ka fshirë statusin, duke u justifikuar më vonë se adresa e saj kishte rënë pre e ‘hacker’-ave.

“Nuk isha unë ajo që shkruajta ato gjëra. I qëndroj afër viktimave të tërmetit.” – shkruan Martani.

Gjithsesi ky reagim i vonë për të përmirësuar shijen e hidhur që la komenti i parë nuk e ka ndalur vrullin e personave në Facebook, të cilët ende vazhdojnë të protestojnë kundër saj. /Blitz.al/

Shperndaje