Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkëlzen Berisha ka një mesazh për të gjithë ndjekësit e Armit…

Shkëlzen Berisha ka një mesazh për të gjithë ndjekësit e Armit…
October 23
10:38 2016

Armina Mevlani është ndër personazhet më aktive në rrjete sociale.

Ajo  shpesh  komunikon me fansat përmes videove në anglisht rreth situatave nga përditshmëria e saj apo eventeve të cilat ndjek nga afër. Blogerja e njohur mbrëmjen e djeshme ka kaluar një mbrëmje romantike me partnerin e saj Shkëlzen Berisha. Ai i ka dhuruar asaj lule dhe blogerja nuk ka ngurruar të postojë foto dhe video nga darka me Shkëlzenin.  Në një video të postuar, Armina i ka kërkuar atij që të bëjë një përshëndetje për të gjithë ndjekësit e saj.

“Bëj një përshëndetje për ndjekësit e mi”,- i thotë blogerja.

“Përshëndes të gjithë follower-sat e Armit. Jeni me njeriun e duhur në drejtimin e duhur”,- është shprehur djali i ish-kryeministrit Berisha. Duhet të themi se një djalë politikani si Shkëlzeni di të tërheqë vëmendje përmes fjalëve të duhura./Blitz.al/

z3 z1 z2

Komento
Shperndaje