Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkëlzen Berisha: Ema Andrea, kurtizane e Rilindjes

Shkëlzen Berisha: Ema Andrea, kurtizane e Rilindjes
April 25
19:47 2016

Vazhdojnë replikat në distancë mes aktores Ema Andrea dhe djalit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Përgjigjja e Shkëlzenit, e shkruar vetëm para pak orësh në profilin e tij në Facebook, “mban gjallë” një diskutim të nisur dy ditë më parë, kur aktorja komentoi, nëpërmjet një shkrimi, deklaratat e Sali Berishës në Parlament, ku u bënte thirrje qytetarëve të armatoseshin për të mbrojtur veten.

Mesa duket, këto fjalë e kanë prekur jo pak Shkëlzenin,  i cili sot në statusin e tij vazhdon të sulmojë, duke shkruar: “Homazh për artistë me famë, kurtizanë të Rilindjes”. T’i drejtohet aktores së njohur kështu? Në fakt, nuk do shumë mend për t’u kuptuar, ama ashtu si ka ndodhur shpesh në shumë fusha të ndryshme, edhe këtë herë përzierja e politikës me artin nuk lë shije të mirë.

Xeni

I kujt është gabimi fillestar në këtë rast? E ka fajin Ema Andrea që komenton fjalët e Berishës, apo Shkëlzeni që del në mbrojtje të babait?

Këtë mund ta gjykoni vetë…

Komento
Shperndaje