Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shkëlqimi dhe rënia e Selena Gomez”, brenda një nate! Nga look-u befasues tek mashtrimi në skenë…

“Shkëlqimi dhe rënia e Selena Gomez”, brenda një nate! Nga look-u befasues tek mashtrimi në skenë…
November 20
10:35 2017

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur një nga eventet më të rëndësishëm të muzikës, “American Music Awards”. Një nga personazhet që befasoi më shumë fansat ishte Selena Gomez e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për rikthimin e saj me Justin Bieber.

Këtë herë ajo e kishte lënë të dashurin e saj në shtëpi dhe u paraqit në tapetin e kuq si një Selena tejet seksi dhe ndryshe. Nga brune ajo ishte kthyer në bionde.

Pavarësisht komplimentave për look-un, mbrëmjen e djeshme Gomez është kritikuar gjithashtu nga ndjekësit. Kjo ishte hera e parë në një vit, pas transplanit të veshkës që Selena supozohej të këndonte live në një skenë të madhe por duket se kjo gjë nuk ndodhi!

Shikuesit nga ekrani e kanë akuzuar këngëtaren se nuk ka kënduar live por thjesht ka lëvizur buzët!

Sipas tyre, baza mbështetëse dhe performanca e Selenës ishin një mashtrim pasi këngëtarja në të vërtetë nuk ka kënduar. /Blitz.al/

Shperndaje