Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shitet për 30.000 dollarë letra “e tensionuar” e John Lennon për Paul McCartney

Shitet për 30.000 dollarë letra “e tensionuar” e John Lennon për Paul McCartney
November 20
10:39 2016

Letra që John Lennon i dërgoi Paul McCartney-t në vitin 1971, ku dukej qartë tensioni që ekzistonte në marrëdhënien mes të dyve në ato vite, është shitur në një ankand në Boston për shumën e 30.000 dollarëve.

Blerësi është një koleksionist nga Texas-i, i cili ka kërkuar të ruajë anonimatin.

Në fakt, letra është një replikë e Lennon ndaj Linda McCartney-t, gruas së Paul, rreth vendimit për të mos deklaruar publikisht largimin nga grupi “Beatles”.

“Po lexoja letrën tënde dhe po mendoja se cili prej fansave të urryeshëm të moshës së mesme e kishte shkruar. Shpresoj që ti të kuptosh se sa m** ti dhe miqtë e mi të tjerë “xhentilë e altruistë” keni hedhur ndaj Yoko-s e ndaj meje”, – shkruan Lennon në letrën e dërguar vetëm pak kohë pas ndarjes së grupit legjendar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje