Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shikoni si e quan Justin Timberlake bashkëshorten e tij…

Shikoni si e quan Justin Timberlake bashkëshorten e tij…
May 09
12:01 2016

Justin Timberlake nuk mund të ndalet dhe nuk jemi duke folur për diçka rreth muzikës.  Këngëtari 35-vjeçar  ka ndarë një pjesë nga parajsa e tij e vogël me fansat e Instagram-it. Këtë vit ai e festoi ditën e nënës ndryshe, me bashkëshorten  Jessica Biel dhe djalin e tij, Silas. Emocioni i tij, si viti i parë në këtë festë me të birin, ka bërë që Justin të urojë specifikisht bashkëshorten, por në një mënyrë të veçantë.

Në foton e postuar, Jessica mban në krahë Silas-in tashmë 1 vjeç . Urimi i Justin për të gjitha nënat ka nisur nga ajo, të cilën e ka quajtur një nënë të mrekullueshme dhe…. “Mother i would like to fuck” ndoshta etiketimi më i sinqertë që ai mund t’i bënte bashkëshortes: “M.I.L.F. I them gëzuar ditën e nënës kësaj bashkëshorteje  dhe nëne të mrekullueshme si Jessica Biel. Uroj të gjitha nënat. Ju e bëni botën të rrotullohet. Shpresoj që secila nga ju të kalojë një ditë të mrekullueshme sot”,- ka shkruar këngëtari bashkëngjitur fotos në Instagram. I thjeshtë, por shumë domethënës, duhet thënë se Justin ka qenë më shumë se i sinqertë në këtë urim.

Timberlake sapo ka publikuar këngën e tij “Can’t stop the feeling” si kolonë zanore e filmit “Trolls”. Ndryshimi i statusit në babain e një të vogli i ka sjellë fat dhe siç edhe ai ka pranuar në lindjen e të birit, e ka bërë më të lumturin në botë.

Shperndaje